Flash News

E-TJERA

Vritet biznesmeni në Lushnje, plagosen 5 të tjerë. Autori zbriti nga makina dhe e qëlloi me breshëri kallashnikovi

Vritet biznesmeni në Lushnje, plagosen 5 të tjerë. Autori zbriti
Bledar Muçaj, viktima

Një atentat me armë zjarri ka tronditur mbrëmë qytetin e Lushnjes.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një lokali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pesë të tjerëve.

Mësohet se i vdekur në vend ka mbetur pronari i lokalit, Bledar Muçaj 34 vjeç, i cili mendohet të ketë qenë shënjestra e autorëve. Nga breshëria e plumbave u plagosën edhe pesë persona të tjerë që ndodheshin në lokal. Konretisht, Judin Velon, i cili është kunati i viktimës dhe është në gjendje të rëndë në spital.

Po ashtu, të plagosur mbetën klientë të rastësishëm të lokalit Ervis Tafa 25 vjeç Sara Liçi, 24 vjeç, Eksara Sauli 26 vjeç dhe Majlinda Gjyla 66 vjeç.

Si ndodhi ngjarja

Nga të dhënat e deritanishme, mësohet se një makinë tip “Golf” u afrua pranë tavolinës ku ishte ulur Muçaj në lokalin në pedonalen e qytetit rreth orës 22:00. Autori doli nga mjeti dhe hapi zjarr me kallashnikov. Nga të shtënat ku u vra Muçaj dhe u plagosën 5 të tjerë, është krijuar panik në qytet, duke bërë që njerëzit të largohen të trembur.

Bledar Muçaj është baba i dy fëmijëve dhe mësohet se ai administronte disa biznese.

Pak pas ngjarjes, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Thanasaj që dyshohet të jetë e autorëve të krimit. 

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit