Flash News

E-TJERA

Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati

Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. Shënjestër ka qenë avokati Andrea Zotaj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e vjetër të fshatit Qesarat, ku Zotaj po lëvizte me automjet i shoqëruar nga nipi i tij.

Mësohet se një person i ka ngritur pritë dhe ka qëlluar me breshëri armësh ndaj mjetit. Autori është dorëzuar më vonë në polici.

Dyshohet se ngjarja ka të bëjë me një konflikt për çështje pronash, pasi vëllai i Zotajt ka pasur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Të fundit