Flash News

E-TJERA

Atentat në mesantë, viktimë një 39-vjeçar. Si ndodhi ngjarja te “Kodra e Diellit” dhe dyshimet

Atentat në mesantë, viktimë një 39-vjeçar. Si ndodhi

Një atentat ka ndodhur gjatë mesnatës në kryeqytet. Viktimë mbeti 39-vjeçari Skerdi Sanaj, i cili që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja ndodhi te “Kodra e Diellit”, ku banonte Sanaj. Ky i fundit sapo kishte parkuar automjetin në garazh, kur u qëllua për vdekje.

Sanaj u qëllua nga një automjet në lëvizje me breshëri kallashnikovi. Ai u dërgua nga banorët e zonës në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.

Disa orë pas vrasjes, policia gjeti një automjet në Qafë Kashar, që dyshohet se u përdor nga autorët. Në të gjitha dokumentet e identifikimit, viktima rezulton me emrin Briken Sanaj, por në zonën ku banonte njihej si Anton Gjini.

39-vjeçari ishte baba i dy fëmijëve dhe prej vitesh kishte jetuar në Itali. Grupi hetimor po merret me zbardhjen e rrethanave, ku ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Viktima rezukton pa precedent të mëparshëm kriminalë, por ka dyshime se ngjarja mund të lidhjet me një hakmarrje të mundshme. Në vitin 2012, vëllai i 39-vjeçarit ka plagosur një person në Ishull Lezhë.

Të fundit