Flash News

E-TJERA

Eksploziv në një makinë në Burrel, dyshime për tentativë atentati

Eksploziv në një makinë në Burrel, dyshime për

Një sasi lënde eksplozive është konstatuar mëngjesin e sotëm në një automjet tip fuoristradë, i parkuar në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit të Burrelit. Eksplozivi ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit dhe është zbuluar nga përdoruesi i tij para se të shpërthente.

I riu, i cili e kishte në përdorim automjetin, kishte tentuar ta ndizte, por makina nuk ka reaguar. Pasi ka zbritur për të kontrolluar, ai ka vënë re lëndën plasëse dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Forcat antieksploziv kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë neutralizuar eksplozivin, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të identifikuar autorët.

Paraprakisht, dyshohet se eksplozivi është vendosur dy ditë më parë nga dy persona që lëviznin në këmbë. Për të shmangur kamerat e sigurisë të bizneseve dhe qytetit, autorët e dyshuar kanë përdorur rrugë dytësore, duke kaluar përmes zonave pa mbikëqyrje deri pranë urës së Matit.

Policia po vijon hetimet për të zbuluar motivet dhe personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.



Të fundit