Flash News

E-TJERA

Dr*gë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari në Lazarat

Dr*gë në oborrin e shtëpisë, arrestohet 55-vjeçari

Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lazarat, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale XH.Ç, i cili sipas policisë kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij.

Gjatë kontrollit, një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.

Njoftimi i Policisë

Kishte kultivuar bimë narkotike, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat, arrestohet 55-vjeçari.

Sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, një pjesë e vogël e bimëve. Pjesa tjetër asgjësohet nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në këtë fushë. Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Lazarat.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Të fundit