Flash News

E-TJERA

Plumba në orët e para të mëngjesit në drejtim të një lokali në Lezhë, detajet e para nga policia

Plumba në orët e para të mëngjesit në drejtim të
Foto ilustruese

Është qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të një lokali në Lezhë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, autorë ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të lokalit në pronësi të Gj.Prendi rreth orës orës  06:30, në fshatin Pllanë.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Më datë 26.12.2020, rreth orës  06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  Gj.P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e  Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë”, njofton policia paraprakisht.

Të fundit