Flash News

E-TJERA

Drogë në qeli, arrestohet oficeri i policisë në burgun e Elbasanit, kreu i skemës

Drogë në qeli, arrestohet oficeri i policisë në burgun e

Zbardhet emeri i një prej personave të arrestuar në mega-operacionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një nga të arrestuarit është Hysni Ndreu, oficeri i Policisë në burgun e Elbasanit.

Ai është cilësuar edhe si kreu i skemës së abuzimit për futjen e drogës e sendeve të palejueshme në qeli. Hysni Ndreu rezultoi kreu i skemës nga hetimet e SHKBB që kanë nisur që prej vitit 2020.

Deri tani, janë 27 urdhër-arreste të nxjerra nga prokuroria e Elbasanit, ndërkohë që janë ekzekutuar gati gjysma e tyre. Të përfshirë në këtë operacion efektivë rendi dhe policisë së burgjeve, ndaj të cilëve janë lëshuar urdhër ndalime për korrupsion, shpërdorim detyre, futje të sendeve të paligjshme në ambientet e burgjeve, aktivitetet të lojërave të fatit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve po kontrollon qelitë në Vlorë, Peqin dhe Elbasan.

 

 

Të fundit