Flash News

E-TJERA

Prostitucion në qendër masazhesh, arrestohet menaxheri dhe procedohen penalisht 4 vajza

Prostitucion në qendër masazhesh, arrestohet menaxheri dhe procedohen
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga menaxherin e një qendre masazhimi, pasi u zbulua se punësonte vajza dhe më pas i detyronte ato tu ofronin klientëve shërbime seksuale.

Shtetasi me inicialet F. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, e kishte përshtatur këtë ambient për të kryer aktivitetin e paligjshëm, ndërsa u proceduan penalisht 4 vajza për veprën penale të “Prostitucionit”.

Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas, në cilësinë e menaxherit të qendrës të masazhit, rekrutonte femra nëpërmjet njoftimeve në gazetë, me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit