Flash News

E-TJERA

Plumba në Selenicë, një i plagosur në gjendje të rëndë

Plumba në Selenicë, një i plagosur në gjendje të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjorm të Selenicës, ku një person është plagosur si pasojë e një lëshimi të armës së zjarrit.

Ende nuk dihen motivet apo shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimet.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Të fundit