Flash News

E-TJERA

Termeti në Turqi dhe Greqi, Luljeta Bozo: A është e rrezikuar Shqipëria?   

Termeti në Turqi dhe Greqi, Luljeta Bozo: A është e rrezikuar

Turqia dhe Greqia sot u goditën nga një tërmet i fuqishëm, duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Më e goditur është Turqia, konkretisht Izmiri ku u rrëzuan disa godina dhe pallate.

Por a është e rrezikuar Shqipëria, e cila një vit më parë u godit nga një tjetër tërmet i fuqishëm.

Inxhinierja e njohur, Luljeta Bozo tërmetin e ndodhur në Turqi e lidh me një faktor zinxhir efektesh nën tokë. Profesoresha tha në ‘eruonews Albania’ tha po ashtu se nuk ka vend për panik në vendin tonë.

“Është një fenomen periodik që ndodh për shkak të reaksioneve të mëdha që çlirojnë energji në brendësi të rruzullit tonë tokësor dhe që gjejnë momentin për t’u çliruar në periudha të caktuara kohore.

Ka 5 vjet që ka filluar të çlirohet kjo energji, që nga jugu i Italisë dhe Spanjë pastaj ka vazhduar në Greqi, erdhi këtu në Shqipëri që morëm goditjen në shtator dhe nëntor, dhe tani vazhdon poshtë në Turqi, aty ku është kufiri ndarës mes pllakës afrikane dhe pllakës euro-aziatike”, shtoi Bozo.

Profesoresha theksoi se, qytetarët e vendit tonë nuk duhet të tremben, duke thënë se tërmeti është fenomen gjeofizik dhe jo virus. “Frikë nuk duhet të kenë njerëzit pasi panë këtë ngjarje dhe tërmetin 2.8 magnitudë që kanë parë në vendin tonë. Krijohet ky paniku që meqë ra në Turqi mund të bjerë dhe këtu. Nuk është si COVID-19 që përhapet. Nuk është virus është fenomen fizik i cili ka kohën e vet”, tha ajo.

Të fundit