Flash News

E-TJERA

Sulm nga "Homeland Justice"? Reagojnë Prokuroria dhe Gjykata e Lartë: Nuk ka gjurmë hakerimi

Sulm nga "Homeland Justice"? Reagojnë Prokuroria dhe Gjykata e

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë kanë reaguar lidhur me pretendimin e grupit “Homeland Justice” se ka kryer një sulm kibernetik.

Në reagimin zyrtar, Prokuroria deklaron se po kryhen hetime, por deri tani, mohon të ketë gjurmë komprometuese në formën e hakërimit.

"Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorisë së Përgjithshëm, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën", thuhet në reagim.

Edhe Gjykata e Lartë shprehet se nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik.

“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGJ dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”, thuhet në reagim.

Të fundit