Flash News

E-TJERA

Krim shqiptar në Itali: Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj dënohen me burg nga Gjykata e Kasacionit

Krim shqiptar në Itali: Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj dënohen me

Gjykata e Kasacionit në Itali ka dhënë vendimin përfundimtar ndaj dy drejtuesve të bandave rivale shqiptare, Elvis Demçe dhe Ermal Arapaj, të njohur për përfshirjen e tyre në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe përplasjet e dhunshme në Castelli Romani, pranë Romës.

Elvis Demçe është dënuar me 15 vite burg, ndërsa rivali i tij, Ermal Arapaj – i njohur me nofkën “Ufo” – është dënuar me 10 vite e 2 muaj burgim, raportojnë mediat italiane, përfshirë La Repubblica.

Sipas hetimeve, dy shqiptarët kanë qenë të përfshirë në një luftë të ashpër për kontrollin e territorit të trafikut të drogës, e cila kulmoi me ngjarje të dhunshme mes viteve 2020-2021. Demçe, një figurë e njohur për lidhjet e tij me organizatat kriminale ndërkombëtare, përfshirë ‘Ndrangheta-n, trafikantë kolumbianë dhe zyrtarë të korruptuar në porte, kishte planifikuar atentatin ndaj Arapajt më 9 korrik 2020 në Lanuvio. Sulmi dështoi dhe përfundoi në një shkëmbim zjarri.

Më 5 shtator të po atij viti, njerëzit e Demçes i vunë flakën vilës dhe makinës së Arapajt në zonën e Velletri, në një tjetër akt hakmarrjeje që pasqyron shkallën e lartë të dhunës mes grupeve kriminale shqiptare në Itali.

Të fundit