Flash News

E-TJERA

Atentat shqiptarit në Greqi, qëllohet tre herë me armë zjarri

Atentat shqiptarit në Greqi, qëllohet tre herë me armë

Një 43-vjear shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar tre herë me armë zjarri, në Kato Achaia, në Greqi.

Sipas Protothema, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.

43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një person i paidentifikuar. Ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.

Shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Të fundit