Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“ U shpenzuan 150 milionë euro”, ERRU: Dy të tretat e ujit të hedhur në rrjet humbet pa të ardhura

Taksapaguesit shqiptarë kanë angazhuar gjatë viteve të fundit qindramilionë euro investime për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, para këto që i shtohen edhe qindra milionë euro të tjera të financuara nga donatorët e huaj.
E megjithatë, prej vitesh, këto qindra milionë euro dukshëm nuk po japin efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit, i cili është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin e një ish-drejtori të UK Tiranë së fundmi.
Vetëm gjatë vitit 2023, investimet në rrjetin e ujësjellësve dhe kanalizimeve ishin në masën 15.5 miliardë lekë (rreth 150 milionë euro), para këto që teorikisht, duke zëvendësuar tubat e amortizuar, do të sillnin reduktimin e rrjedhjeve të lira apo duke instaluar matësa, do të sillnin reduktimin e derdhjeve të papaguara nga konsumatorët.
E megjithatë, nëse shikohen shifrat e humbjeve në rrjet, gjithë ky mal me para nuk ka dhënë kurrfarë efekti. Përkundrazi, humbjet kanë pësuar një rritje të vogël.
Raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, Shqipëria vlerësohet se tërhoqi nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t'i dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua. Në vitin 2022, humbjet ishin në masën 63.7%. Sipas ERRU, tërheqjet e ujit nga natyra u rritën me 7 milionë metra kub ndërsa uji i faturuar u shtua me vetëm 0.63 milionë metra kub.
Ujësjellësi i Durrësit është si zakonisht kampion sa i përket humbjeve apo ujit të furnizuar pa të ardhura. Në këtë njësi, 72% e ujit humbi pa u paguar. Kostoja e humbjeve është e stërmadhe këtu veçanërisht për shkak se, për pothuajse çdo litër ujë të paguar, ujësjellësi duhet të nxjerrë me pompa nga nëntoka katër litra ujë, gjë që e rrit koston e energjisë elektrike katërfish. Ujësjellësi i Durrësit u shpall ndërmarrje me likujdim me mbi 160 milionë euro borxhe dhe me një kapital negativ prej 30 milionë euro.
Në total, shqiptarët paguan 10.6 miliardë lekë për faturat e ujit dhe të kanalizimeve ndërsa kompanitë konsumuan në total 13.5 miliardë lekë, ku humbjet paguhen gjithashtu nga qytetarët, por përmes sistemit të taksave. Kostot e operimit të ujësjellësve pësuan një rënie gjatë vitit të kaluar për shkak të reduktimit të çmimit të furnizimit me energji elektrike, gjë që përbën një pjesë të konsiderueshme të kostos së përgjithshme për disa ujësjellës në zonat e ultësirës, ku uji nxirret nga nëntoka me puse dhe pompa.
Humbje të tjera marramendëse vërehen edhe në Ujësjellësin e Lezhës, ku 71% e ujit ikën pa të ardhura, apo Elbasani me 69%. Gjithsesi, peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësave të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit dhe ku humbjet janë në masën 60%. Ujësjellësi me humbjet më të ulëta është Pogradeci, por edhe këtu, një në çdo tre litra ujë të hedhura në rrjet humbasin në drejtim të paditur. Korça është i vetmi ujësjellës në vend me furnizim 24 orë. Kamza është qyteti ku furnizimi me ujë është vetëm 4 orë në ditë.
Ujësjellësat janë menaxhuar tashmë prej vitesh nga zyrtarë politikë të Partisë Socialiste në pjesën dërrmuese të vendit. Së fundmi, Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u arrestua si pjesë e një grupi drejtorësh, të cilët, akuzohet se kanë krijuar një kompani nga e cila janë vjelë para përmes tenderëve të manipuluar nga bashkia në përgjithësi dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë në veçanti. Kompania 5D, e cila, sipas prokurorisë, rezulton nën pronësi të tërthortë të drejtorëve, ka pasur të ardhura në masën 22 milionë euro që nga themelimi në vitin 2016, pak muaj pasi në Bashkinë e Tiranës erdhën në pushtet socialistët me kryetarin Erion Veliaj.
Ujësjellësit kryesorë të vendit kërkuan rritje tarifash për herë të fundit në vitin 2017, nën supozimin se paratë i nevojiteshin për të mbuluar nevojat për investime, të cilat do të sillnin reduktim të humbjeve dhe rritje të cilësisë së furnizimit me ujë. Gjashtë vjet më pas, humbjet në rrjet mbeten saktësisht në të njëjtin nivel që ishin në atë kohë. Vetëm se paratë janë paguar me tarifat e rritura dhe investimet nga buxheti qendror kanë qenë gjithashtu të bollshme. Reporter.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38