Flash News

E-TJERA

1 mijë euro për një tendë, vetëdorëzohet në polici punonjësi i IMT

1 mijë euro për një tendë, vetëdorëzohet në

Është vetëdorëzuar në polici punonjësi i IMT -së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi mori ryshfet për të mos hequr tendën e një lokali në Kombinat.

Zhilla është paraqitur në polici, i shoqëruar nga avokati Andi Skënderi.

Zhilla akuzohet për korrupsion pasiv. Në dëshminë paraprake ai ka pretenduar se nuk e dinte që ishte në kërkim dhe se e ka mësuar nga mediat.

Të fundit