Flash News

E-TJERA

1 miliard euro investim në Bilisht, Kathimerini zbardh takimin 'sekret' mes Ramës dhe ambasadores amerikane

1 miliard euro investim në Bilisht, Kathimerini zbardh takimin

Pak ditë para njoftimit për hyrjen e grupit grek AKTOR në sektorin minerar të Shqipërisë, ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, u prit në Tiranë nga kryeministri Edi Rama.

Media greke Kathimerini raporton se takimi fokusohej në bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik midis Shqipërisë dhe investitorëve amerikanë, duke shërbyer si paralajmërim për projekte të rëndësishme me burime kritike minerale.

Gazeta greke thekson se vizita lidhet me zhvillimet e fundit në sektorin minerar, ku AKTOR do të investojë në shfrytëzimin e nikelit dhe kobaltit në zonën e Bilishtit, pjesë e konsorciumit greko-amerikan. Ky projekt ka rëndësi strategjike për zinxhirin evropian dhe amerikan të furnizimit me lëndë kritike, të domosdoshme për bateritë e automjeteve elektrike dhe sistemet e magazinimit të energjisë.

Shuma e investimit, në fazën e zhvillimit të plotë, pritet të arrijë në 1 miliard euro. Veçanërisht e rëndësishme është se financimi do të mbështetet në masë të madhe nga kapitalet investuese amerikane, ndërsa projekti do të mbështetet teknikisht dhe këshilluesisht nga kompani me bazë në SHBA.

Sipas Kathimerini, takimi në zyrën e Ramës reflekton interesin e SHBA për projektet investuese në Shqipëri dhe për bashkëpunimin e mundshëm me kompanitë greke dhe amerikane në sektorin minerar.

Të fundit