Flash News

E-TJERA

1 vit nga vrasja e saj, vëllai i Liridona Ademajt: Nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje, na mungon

1 vit nga vrasja e saj, vëllai i Liridona Ademajt: Nuk do ta harrojmë

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, i ka dedikuar motrës së tij të ndjerë disa rreshta në 1 vjetorin e vrasjes së saj.

Në një postim në Facebook, Leonard Ademaj shkruan se ende e mban mend momentin kur mësoi për vdekjen e së motrës. Leonardi shkruan se i mungon motra e tij dhe se nuk do ta harrojnë kurrë.

"Sot u bë 1 vit që nga vdekja jote motër.

Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment.

Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.

Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.

Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.

Nuk do ta harrojmë  kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje.

Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion", shkruan vëllai i Liridonës.

Të fundit