Flash News

E-TJERA

10 djem dhunojnë transgjinoren në Tiranë, reagon ambasada gjermane: Tronditëse, të zbardhet menjëherë nga policia

10 djem dhunojnë transgjinoren në Tiranë, reagon ambasada

Një transgjinore 21-vjeçe, është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Tiranës dhe dyshohet se ka rënë pre e dhunës për shkak të orinetimit të tij seksual.

Ngjarja është denoncuar në rrjetet sociale nga Aleanca LGBTI+, ku ka publikuar disa foto dhe thotë se transgjinorja është dhunuar verbalisht dhe fizikisht nga 10 djem në Tiranë. Sipas LGBTI-së, kjo ngjarje është nxitur nga të ashtuquajtur “profesionistë” nëpër studio televizive dhe në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim dhe nga ambasada amerikane në Shqipëri, e cila e konsideron tronditëse këtë sulm, ndërkohë që shton se policia duhet ta zbardhë menjëherë.

"Me tronditje mësuam për sulmin brutal ndaj një anëtari të komunitetit të LGBTIQ mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Sulmi, i cili mesa duket lidhet me identitetin seksual të viktimës, duhet të zbardhet plotësisht dhe menjëherë nga policia dhe organet e drejtësisë.
Ne si Ambasadë Gjermane kundërshtojmë me vendosmëri çdo forme të dhunës verbale dhe fizike, në përgjithësi dhe e drejtuar kjo ndaj pakicave dhe anëtarëve të lëvizjes LGBTIQ. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për barazinë dhe kundër diskriminimit." shkruhet në postimin e ambasadës gjermane në rrjetet sociale.

Deklarata e LGBTI+:

Në sfondin e deklaratave të rënda homofobike të ditëve të fundit që nxisin dhunë, urrejtje dhe diskriminim, një anëtare e komunitetit Transgjinor në vendin tonë është sulmuar sot (16.06.2021) verbalisht e fizikisht në rrugët e Tiranës.
Dhuna ndaj L. 21-vjeçe Është dokumentuar me foto ku duken qartasi shenjat në trupin e saj, të bëra nga 10 djem të keqedukuar, e të nxitur nga dhuna verbale e të ashtuquajturve “profesionistë” nëpër studio televizive dhe në rrjetet sociale!
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm, ne kërkojmë urgjentisht që rasti të zbardhet nga autoritetet dhe të vihen para drejtësise autorët e dhunues; Ne kërkojmë gjithashtu të ndalet menjëherë gjuha që nxit dhunë ndaj komunitetit LGBT, dhe një reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse!
Çdo anëtarë i komunitetit LGBTI+ ka të drejtë të jetë i lirë në rrugë, shtëpi e në hapësirat publike, ndaj kjo është një ngjarje e trishtueshme dhe alarmante, që kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të duhur në respekt të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, dhe në përmbushje të angazhimeve që institucionet kanë marrë përsipër.

Të fundit