Flash News

E-TJERA

10 gafat e politikanëve shqiptarë që “tronditën” rrjetin gjatë 2020-ës

10 gafat e politikanëve shqiptarë që “tronditën”

Politikanët shqiptarë nuk u shpëtuan gafave gjatë fjalimeve dhe daljeve te tyre publike përgjatë vitit që lamë pas.

Nga shpejtësia, apo emocionet, nuk kanë qenë të pakta momentet kur emra të njohur të politikës shqiptare kanë bërë xhiron e rrjetit, përmes gafave dhe lapsuseve.

Për këtë vit, kemi renditur 10 më pikantet, shoqëruar edhe me videot përkatëse:

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një shpjegim të çuditshëm, për vendimin e ndalimit të muzikës pas orës 20:00 në lokale dhe për mos hapjen e klubeve të natës.

Ai habiti të gjithë kur tha se “valët e muzikës përçojnë virusin”, madje sipas tij “sa më e lartë të jetë kënga, aq më shumë përhapet Covid-19”.

10 gafat e politikanëve shqiptarë që “tronditën”

***

Deputeti i opozitës parlamentare, Selami Jenisheri, Covid-19 e quan “Kodi-19"

***

Gjatë një debati në parlament, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu drejtua deputetit Myslim Murrizi me fjalët: “polic ke qenë, e polic kë mbetur!”, duke fyer kështu strukturat në varësi të tij. 

***

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa sqaronte koston e rrugës Milot-Fier tha se “Kjo autostradë do të kushtojë 0.075 euro për kilometër, ose ndryshe 7.5 euro për kilometër, asnjë lek më shumë. Autostradat me pagesë janë autostrada evropiane, janë autostradat e shpejtësisë” 

**

Kreu i PD, Lulzim Basha nuk e ka patur aspak të mirë “mesataren e këtij viti në aritmetikë”. Gjatë një takimi, Basha tha se 6 në 4 biznese nuk nxjerrin më fitim.

***

Gafa e radhës e Bashës me përllogaritjet: Janë 8 vite të humbura në këto 4 vjet! 

***

Pas largimit nga mbledhja e Këshillit Politik, nënkryetari i LSI Perit Vasili doli në një deklaratë për mediat, ku ndërsa sqaronte arsyet e këtij vendimi iu ngatërruan fjalët, i cili në vend që të thoshte ‘organizëm konsensual’, tha “organizëm seksual’. 

*** Deputeti i opozitës së re, Ervis Meço u përpoq të flistë përmes vargjeve të Pashko Vashës “O moj shqypni”, por ngatërroi autorin. Sipas tij, ato vargje nuk i ka shkruar Pashko Vasa, por Gjergj Fishta. 

***

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, i cili është njëherazi presidenti i klubit të Kukësit, është bërë shpesh objekt i memeve këtë vit. Teksa fliste në një një intervistë, është bërë lëmsh, në përpjekje për të thënë fjalën ‘kaotike’. 

***

Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të flasim si politikanë por si qytetarë. Kryemadhi deklaronte në një intervistë në emisionin Tempora se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjar. Teksa fliste për këto vështirësi, Kryemadhi ka bërë një gafë që qarkulloi me shpejtësi në rrjet. “Prindërit, vjehrrin e vjehrrën duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla”, tha Kryemadhi.

Të fundit