Flash News

E-TJERA

"10 gjëra që ndoshta s'i dini për 30 Qershorin", Meta: Kurrë më votime moniste, u shkel dhunshëm Demokracia

"10 gjëra që ndoshta s'i dini për 30 Qershorin",

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019, për të cilat Gjykata Kushtetuese vendosi para tre ditësh t'i kërkojë një opinion Komisionit të Venecias për to.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se më 30 Qershor 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar. 

Kreu i shtetit premton se kurrë më nuk do të ketë votime moniste në Shqipëri.

"Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.
Kurrë më votime moniste në Shqipëri!
Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo." shkrun Meta.

Permes një video, Meta ka nxjerrë dhe 10 gjëra (argumente dhe vendime GJEDNJ), që ndoshta publiku nuk i di.

Të fundit