Flash News

E-TJERA

10 humbje jete nga Covid-19, mes tyre edhe një 21-vjeçar. 441 të infektuar

10 humbje jete nga Covid-19, mes tyre edhe një 21-vjeçar. 441

Dhjetë persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.  

Ministria e Shëndetësisë raporton se mes viktimave është edhe një 21–vjeçar nga Fieri.

Po ashtu, janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar 441 të infektuar. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar.

“Janë kryer 3572 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 441 qytetarë, në këto bashki: 200 qytetarë në Tiranë, 36 në Fier, 24 në Elbasan, 19 në Durrës, 14 në Krujë, Vlorë, 13 në Lushnje, 12 në Berat, 11 në Kamëz, 9 qytetarë në Shkodër, Korçë, 8 në Vorë, 6 në Kukës, Patos, Gjirokastër, 4 në Pogradec, Peqin, 3 në Kurbin, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Dimal, 2 në Vau i Dejës, Has, Lezhë, Mirditë, Kavajë, Dibër, Rroskovec, Dropull, Këlcyrë, Devoll, Kolonjë, 1 në Malësi e Madhe, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Himarë, Konispol, Kuçovë, Skrapar, Librazhd.

Janë 6,365 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 22 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 10 qytetarë: një qytetar nga Fieri 21 vjeç, një qytetar nga Përmeti 42 vjeç, një qytetar nga Lezha 63 vjeç, një qytetar nga Pogradeci 64 vjeç, një qytetar nga Durrësi 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 71 vjeç, një qytetar nga Berati 79 vjeç, një qytetar nga Saranda 81 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 73 dhe 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 628 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 167,936 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit