Flash News

E-TJERA

10 lojtarët më të vlefshëm: Vini Jr. jo më në krye! Fermin Lopez rritet fuqishëm

10 lojtarët më të vlefshëm: Vini Jr. jo më në

Football Benchmark ka publikuar përditësimin tremujor mbi vlerën e futbollistëve në treg, duke nxjerrë në pah disa rritje të forta të vlerës së lojtarëve gjatë muajve të fundit. Raporti evidenton futbollistët që kanë pasur rritjen më të madhe të vlerës nga dhjetori 2025 deri në fillim të vitit 2026, me disa emra të rinj që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen në futbollin europian.

Në krye të listës qëndron talenti i RB Leipzig, Yan Diomande, i cili ka regjistruar rritjen më të madhe të vlerës në treg. Vlera e tij aktuale ka arritur në 50.9 milionë euro, me një rritje prej 37.8 milionë euro që nga dhjetori.

Pas tij renditet mbrojtësi Marc Guehi, i cili aktivizohet me Manchester City, me një vlerë aktuale 60 milionë euro dhe një rritje prej 31.9 milionë euro.

10 lojtarët me vlerën më të lartë deri tani:

Yan Diomande (Leipzig, vlera aktuale 50.9 milionë euro): +37.8 milionë
Marc Guehi (Man City, vlera aktuale 60 milionë): +31.9 milionë
Pio Esposito (Inter, vlera aktuale 50.5 milionë): +27.7 milionë
Alvaro Carreras (Real Madrid, vlera aktuale 67.1 milionë): +21.8 milionë
Fermin Lopez (Barcelona, ​​vlera aktuale 75.6 milionë): +20.6 milionë
Rayan Cherki (Man City, vlera aktuale 78.6 milionë): +19.4 milionë
Said El Mala (Këln, vlera aktuale 34 milionë): +19.4 milionë
Nico Paz (Como, vlera aktuale 73.9 milionë): +16.2 milionë
Luis Diaz (Bayern Mynih – 81.8 milionë): +15.5 milionë
Rayan (Bournemouth – 37.1 milionë): +14.7 milionë

Të fundit