Flash News

E-TJERA

10 makina të tjera inteligjente pritet të vijnë në Shqipëri, si do të funksionojnë

10 makina të tjera inteligjente pritet të vijnë në
Në foto/ Makina inteligjente

Makina inteligjente, e cila është vënë në përdorim nga policia prej disa muajsh, duket se nuk do të jetë e vetmja risi për ndëshkimin e shoferëve.

Zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj njoftoi se brenda 4 muajve prite që në Shqipëri të mbërrijnë edhe 10 makina të tjera, më të sofistikuara se ato aktualet.

I ftuar në ‘Radarin Informativ’ në ABC News, Hodaj dha detaje duke shpjeguar se si do të funksionojnë dhe çfarë do të ndëshkojnë makinat e reja.

“Ndalemi tek sigurua në rrugë. Makina inteligjente që ka shumë me inteligjente dhe më të avancuar se aktualja. Do të marrim së shpejti 10 makina të tilla. Kjo do të bëhet në më pak se 3-4 muaj, do vijnë. Dhe kanë sistem të njohjes së targës dhe alert në kohë reale për të gjitha shkeljet që mund të bëjë një automjet. Nuk konstatohen vetëm shkeljet por edhe kolaudimi i makinës apo problematika me makinën dhe shoferin. Është një ndihmë shumë e madhe”, tha Hodaj.

 

Të fundit