Flash News

E-TJERA

10 mijë doza ekstazi “Louis Vuitton”, 5 të arrestuar në Tiranë, lënda narkotike shpërndahej në plazhe

10 mijë doza ekstazi “Louis Vuitton”, 5 të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar këtë të martë pasi u kapën me 10 mijë doza lëndë narkotike ekstazi.

Mësohet se të arrestuarit e merrnin lëndën narkotike dhe e transportonin nga Kosova në Tiranë, për ta shpërndarë më pas në plazhe. Ekstazia mbante logon “Louis Vuitton”.

Ata janë mbajtur nën vëzhgim prej disa muajsh dhe dyshohet se kanë shitur drogë më herët edhe në zonën e Ish-Bllokut. 2 prej të kapurve janë shtetas nga Kosova.

Të arrestuarit janë: Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Të fundit