Flash News

E-TJERA

10 mijë euro drejt BE-së/ Policia italiane dhe shqiptare japin detaje nga operacioni: Përdornin emra të rremë

10 mijë euro drejt BE-së/ Policia italiane dhe shqiptare japin detaje

SPAK urdhëroi arrestimin e 25 personave, mes tyre 17 shqiptarë dhe 8 shtetas të huaj, si të përfshirë në trafikimin e klandestinëve drejt vendeve të BE-së dhe Italisë Jugore.

Skema u zbardh në bashkëpunim me autoritetet greke, italiane dhe EUROPOL-in. Sipas informacioneve, trafikantët të ndarë në 4 grupe (2 grupe në Itali, një grup në Shqipëri dhe një grup në Turqi), merrnin 5 mijë deri në 10 mijë euro shkëmbim për t’i dërguar në destinacionet përkatëse.

Në një konferencë  të përbashkët, policia italiane dhe ajo shqiptare kanë zbardhur detaje nga operacioni. Hetimi ka zgjatur një vit e gjysmë dhe personat e arrestuar në Itali, përdornin emra të rremë.

“Hetimi zgjati mbi 1 vit e gjysmë. Njëri aksion ishte në Bari, ku u kryen 5 arreste. Tjetri në Torino, që përbëhej nga dy vëllezër, të cilët përdornin emra të fantazuar dhe nuk përputheshin me emrat realë. Duke qenë me emra fallso, ato ishin të kërkuar nga shumë forca policore. Hetimet e zhvilluara me teknika të përparuara na bënë të mundur të identifikonim emrat e tyre. Përmes dhe hetimeve të bëra nga GDF arritëm të kuptojmë dhe pagesat që bëheshin, që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro”, tha përfaqësuesi i policisë italiane.

Njëherazi, zyrtari i policisë italiane tregoi edhe skemën se si bëhej trafikimi i refugjatëve.

“Celula e parë vepronte në Turqi dhe përdorte mjetet e ndërrimit për transportin e emigrantëve. Për të vazhduar aktivitetin e tyre, kishin aktivitet me një grup kriminal në Shqipëri dhe me dy grupe në Itali. Dy grupet kriminale që vepronin në Itali i prisnin emigrantët dhe i ndihmonin të iknin drejt vendeve të tjera. Celula që vepronte në Itali kishte për detyrë të mbështeste personat që mbërrinin, qoftë nga toka, qoftë nga deti, për t’i çuar drejt vendeve të tjera. Këtë grup kemi arritur ta godasim me policinë e Atikës dhe Byronë Kombëtare të Hetimit”, theksoi ai.

Të fundit