Flash News

E-TJERA

10 mijë euro kundrejt Italisë/ Minorenët shqiptarë rezultojnë ‘të zhdukur’, një pjesë shkojnë me dëshirën e prindërve

10 mijë euro kundrejt Italisë/ Minorenët shqiptarë

Emigracione i shqiptarëve drejt vendeve të Evropës është një fenomen që ekziston prej vitesh. Më shqetësuesi aktualisht, është emigrim i fëmijëve të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm, drejt vende evropiane, e veçanërisht drejt shtetit fqinj, Italisë.

Për fëmijët shqiptarë duket se Italia, e kryesisht qyteti i Torinos ku strehohen me qindra, shihet si “Amerika e Artë”. Fëmijët që dynden nga Shqipëria drejt Italisë, janë kryesisht midis moshave 14 dhe 17 vjeç.

Pavarësisht apelit të autoriteteve, pjesa më e madhe e fëmijëve të cilët mbërrijnë në Itali rezultojnë të zhdukur më pas. Fëmijët ose zhduken pas mbërritjes ose zhduken kur mbërrijnë në tokën italiane (askush nuk e ka kuptuar se si) ose nuk mbërrijnë kurrë, ose rrëmbehen nga organizata kriminale.

Autoritetet i peshojnë më shumë hipotezës së rrëmbimit. Dhe kjo nuk është më e keqja. Nga hetimet e kryera deri tani, vjen dëshmia e një fëmije të dërguar me dëshirën e prindërve në Itali.

“Më dërguan këtu për duke më lënë si një të braktisur. Prindërit e mi paguan dhe në Torino një i afërm i largët (për të cilin nuk e njoh dhe për të cilin nuk kisha dëgjuar kurrë) më detyroi të raportoja në polici. Por unë dua të kthehem në shtëpi te vëllezërit e mi të vegjël,” ka dëshmuar një fëmijë.

Ky ishte hapi i parë i hetimit, i cili përfundoi disa ditë më parë kundrejt 60 shtetasve të huaj (kryesisht shqiptarë) të cilët jetojnë në Torino dhe tani mund të përballen me dënime që arrijnë deri në 11 vite burgim.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me policinë e Tiranës, me përfshirjen e Autoritetit Diplomatik, rezultoi se disa fëmijë që u larguan me dëshirën e prindërve për një jetë më të mirë drejt Italisë, janë zhdukur dhe për ta nuk dihet asgjë.

Vetë prindërit e të humburve, kanë raportuar se prej vitesh nuk kanë kontakte me fëmijët. “Ne u kontaktuam nga miqtë më të afërt në Itali. Ata na thanë se do kishte një shans për fëmijët tanë dhe ne pranuam,” janë shprehur prindërit e një prej të humburve.

Çmimi i përcaktuar për udhëtimin e fëmijëve që udhëtonin vetëm pa praninë e prindërve apo të afërmve, varionte deri në 10 mijë euro të cilat paguheshin paraprakisht. Menjëherë pas largimit, ndodhte i njëjti fenomen në pjesën dërrmuese të  rasteve. Familja nuk dëgjonte më kurrë për fëmijët.

Bazuar te dëshmitë dhe hetimet, pretendohet se të afërmit apo miqtë e njohur që jetojnë në Itali dhe iu garantojnë një jetesë më të mirë, të jenë organizatorët e zhdukjes së fëmijëve.

Sidoqoftë, aktualisht mund të flasim vetëm për një gjë e cila ngjall më shumë dyshime se është bërë shkaktare për zhdukjen e qindra fëmijëve shqiptarë. Trafikimi i vajzave dhe djemve në Itali dhe drejt vendeve të tjera evropiane, duke mos lënë pas as Lindjen e Mesme.

Të fundit