Flash News

E-TJERA

10 mijë m2 sipërfaqe, projekti i portugezëve për godinën e re të Klan Tv

10 mijë m2 sipërfaqe, projekti i portugezëve për

Kompania e arkitektëve OODA ka fituar një konkurs ndërkombëtar për projektimin e selisë së televizionit kombëtar Klan TV. Selia e re televizionit privat do të zerë një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katrorë në një zonë të Tiranës.

Duke folur për “Lusa”, bashkëthemeluesi i OODA, Diogo Brito arkitekt portugez, teksa foli për projektin tha se është frymëzuar nga “një grup mbështjellësish filmash dhe karakteristikat e artit dhe arkitekturës vendase”.

Brito ka thënë se është ftuar të marrë pjesë në konkurs duke hedhur në letër një projekt që i përshtatej kërkesave të televizionit.

“Ne u ftuam të merrnim pjesë në këtë konkurs ndërkombëtar, që në vetvete është tashmë shumë pozitiv dhe përfunduam fitues. Nga sa kuptuam, ajo që na dallonte nga të tjerët ishte se projektuam një godinë që i përgjigjet programit të kërkuar, për nga funksionaliteti dhe për figurën që i referohet imagjinatës së kinemasë, televizionit”, ka thënë ai.

Një nga objektivat e projektit është, që kjo të jetë një ndërtesë ikonë në arkitekturën lokale dhe që të bëhet një lloj fener i fazës së re të rritjes së qytetit, siç thotë arkitekti i godinës së re të Klan TV.

OODA u themelua në vitin 2010 nga Diogo Brito, Rodrigo Vilas-Boas, Francisco Lencastre, João Jesus dhe Julião Pinto Leite, dhe aktualisht ka mbi 60 njerëz që punojnë në projektet e saj.

Të fundit