Flash News

E-TJERA

10 milionë euro, biznese, vilë dhe 18 apartamente, sekuestrohet pasuria e "të fortit" që u vra në Laç

10 milionë euro, biznese, vilë dhe 18 apartamente, sekuestrohet

Policia e Tiranës ka sekuestruar pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 10 milionë euro në pronësi të Ndue Gjergjit , që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminal

Pasuritë e sekuestruara janë; 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.

Nga veprimet hetimore, policia thotë se dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale, pasi Gjergji ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji u vra në qershor të 2020 së bashku me një biznesmen tjetër nga një grup personash të maskuar me uniforma policie në qytetin e Laçit.

Sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.

Të fundit