Flash News

E-TJERA

10 mld lekë për të përballuar krizën/ Si ka parashikuar Rama t’i sigurojë paratë, ndryshe nga qeveritë në botë

10 mld lekë për të përballuar krizën/ Si ka parashikuar

Qeveria ka rritur shpenzimet me 10 miliardë lek ose me 1.8% më shumë seç ishin planifikikuar për të përballuar krizën.

Akti Normativ i miratuar më 12 mars nuk parashikon thellim të deficitit buxhetor, pasi rritja e shpenzimeve parashikohet të mbulohet me rritje të të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat.

Paradoks është fakti që qeveria shqiptare mund të jetë e vetmja që parashikon të përballojë krizën, duke rritur të ardhurat mbi konsumin si dhe është e ardhura mbi Tatimin në Vlerën e Shtuar e ardhur e Konsumatorit apo akcizën, sipas“Open Data Albania”.

Qeveria ka planifikuar të arkëtojë Tatim mbi Vlerën e Shtuar me 7 miliard lek më shumë ose 4.2 % më shumë se dhe ka parashikuar më herët.

Tatim Fitimi është gjithashtu parashikuar të rritet me 2 miliard më shumë. Akciza është gjithashtu një taksë që rëndon mbi konsumin dhe shteti ka planifikuar që në kohë krize të vjelë 2 miliard më shumë lekë se planifikimi fillestar.

Gjithashtu ka planifikuar të arkëtojë më shumë nga të Ardhurat Personale që janë tatimi mbi të ardhurën nga puna, nga qiramarrjet, nga fitimi në shitblerje, dhurim, etj.

 

 

Të fundit