Flash News

E-TJERA

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim kundër Covid-19 në spitalet e Kosovës

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim kundër Covid-19

10 pacientë nga Shqipëria po trajtohen kundër Covid-19 në klinikat e Kosovës, pesë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe pesë të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës.

Lajmin e kanë bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar, i cili raporton se në në Kosovë janë 88 pacientë që po marrin shërbim spitalor.

Ndërsa në Shqipëri, numri i pacientëve në spitale është rreth 160. Tre spitale janë vendosur në shërbim të qytetarëve të prekur nga Covid-19, ndërsa klinika e katërt është bërë gati për t'u vendosur në funksion, nëse do të ketë rritje të fluksit. 

Të fundit