Flash News

E-TJERA

10 shpikjet më të bujshme të vitit 2021

10 shpikjet më të bujshme të vitit 2021


Viti 2021 ka sjellë zhvillim të mëtejshëm të teknologjisë. Markat më të mira botërore kanë sjellë shpikje të reja, duke përmirësuar cilësinë e jetës apo përmbushur kënaqësinë e njerëzve të apasionuar pas teknologjisë. Më poshtë janë 10 shpikjet më të rëndësishme të bëra gjatë vitit 2021 dhe risitë që ato do të sjellin në jetët tona.

Lenovo ThinkBook Plus Gen 2
Lenovo nxori modelin më të ri të laptopëve këtë vit. ThinkBook Plus Gen 2 ka një ekran të dytë në të djathtë të tastierës. Ky model është praktik dhe lehtëson një pjesë të mirë të punës për profesionistët që janë në lëvizje. Versioni i fundit ka një ekran LCD më të madh dhe më të qartë. Ky model vjen i pajisur me procesorin 4 bërthamësh Intel Core i5-10210U, i cili kombinohet me 8GB RAM memorie të llojit DDR4, ekranin me kualitet full HD dhe rezolucion prej 1920 x 1080 piksela. Gjithashtu mban një mori portash USB për lidhje me pajisje të tjera periferike.

Biçikletë elektronike Cowboy 4
Kjo biçikletë elektronike karakterizohet nga fuqia e lartë dhe thjeshtësia e ndërtimit. Ajo përbëhet nga kornizë alumini me peshë 18,9 kg. Për të lëvizur me këtë biçikletë mjaftojnë pedalet dhe fuqia. Dritat janë të integruara dhe telefoni mund të lidhet në timon për të udhëzuar përdoruesit dhe mund të karikohet ndërsa udhëtoni.

TV LG OLED65G16LA
Ky model televizori është cilësuar shumë i mirë për lojëra dhe për të parë Netflix për shkak të ngjyrave dhe cilësisë së mirë që ofron. OLED G1 është krijuar më shumë për t’u montuar në mur dhe padyshim jep cilësi më të mirë se çdo TV OLED i LG-së 2020.

Studio Buds
Versioni i ri i kufjeve Beats 2021 bëjnë të mundur eleminimin e zhurmave. Prodhuesi ka përdorur një filtër që bllokon të gjithë valët zanore që janë të bezdisshme për përdoruesin dhe që mund të dëmtojnë veshët. Një tjetër risi e këtij prodhimi është jetëgjatësia e baterisë prej 24 orësh dhe karikimi i shpejtë për vetëm 5 minuta.

Dyson Supersonic Flyaway
Tharësi i flokëve Dyson Supersonic kushton sa qeraja mujore, rreth 400 dollarë. Por ky model besohet se rrit butësinë me 75% dhe shkëlqimin deri në 132%. Gjithashtu parandalon dhe "elektrizimin" e flokëve dhe është provuar se procesi i tharjes bëhet me shpejtësi. Teknologjia e përdorur është shumë inovative sa duket, një motor dixhital shumë më i vogël dhe më i lehtë se motori tradicional i tharëses së flokëve.

Telefonat Galaxy Z Flip3
Telefoni Galaxy Z Flip3 është cilësuar si nga arritjet e vitit 2021. Samsung ka bërë të mundur që telefoni FLIP mund të paloset në dysh dhe bëhet me një madhësi prej 4.2 cm, i përshtatshëm edhe në veshjet me shumë pak hapësirë.
Për njerëzit e apasionuar pas teknologjisë, FLIP është “përqafuar” menjëherë. Samsung e ka nxjerr në treg këtë model telefonash, duke i personalizuar ata me tema dhe ngjyra të ndryshme.

Ora inteligjente Gen 6
Modeli i ri i orëve i nxjerrë nga Fossil është inteligjent, por me pamje tradicionale. Ky është produkti ideal për njerëzit që dëshirojnë të kenë një orë "smart" dhe njëkohësisht të mos heqin dorë nga stili i tyre. Ato kanë 1 GB RAM dhe 8 GB hapësirë ruajtëse. Fossil Gen iu jep përdoruesëve mundësinë për të shkarkuar dhe instaluar aplikacione që lidhen me gjurmimin e aktivitetit fizik. Ky model vjen me ngjyra të ndryshme.

Syze smart nga RayBan
Bashkëpunimi i Facebook dhe RayBan solli në treg syzet e diellit “smart”. Në skeletin e syzeve gjenden dy kamera 5MP që do të përdoren për të shkrepur fotografi dhe për të regjistruar video. Syzet mund të lidhen me telefonin përmes aplikacionit të quajtur Facebook Vieë, ku të gjitha klipet e regjistruara do të mund të editohen dhe të shpërndahen me aplikacione të tjera.
Këto syze mund të karikohen plotësisht në vetëm 1 orë dhe mund të përdoren për 6 orë me intervale ndërmjet tyre. Ky nuk është një set i plotë VR (realitet virtual), por është shpikja më e re që bën bashkë teknologjinë dhe modën.Me anë të një prekjeje të vetme mund të kontrolloni muzikën apo kamerën dhe bokset e instaluara në bishtat e syzeve pranë veshëve, që ju japin mundësinë ta lini telefonin tuaj në xhep ndërkohë që i përgjigjeni një telefonate.

Gjurmuesit AirTag
Kompania Apple ka prodhuar gjurmuesin AirTag, i cili do u vijë në ndihmë “harrakatëve”. Gjurmuesi mund të vendoset në sendet e rëndësishme personale dhe menjëherë bëhet lidhja me aplikacionin “Find my App”. Në këtë mënyrë mund të kërkoni në telefonin tuaj pajisjen e humbur, për të gjetur ku e keni vendosur herën e fundit.

Maska që identifikon Covid-19
Studiuesit japonezë kanë prodhuar një maskë që mund të tregojë nëse jeni apo jo të infektuar me Covid-19, pasi shkëlqen në errësirë. Maska ka një filtër në pjesën e gojës, e cila është e bërë me qeliza struci. Kjo maskë do t’iu ofrojë njerëzve një mënyrë të thjeshtë për të zbuluar nëse janë të infektuar dhe me kosto më të ulët. me Covid. Personat që u përfshinë në këtë studim i mbajtën maskat prej tetë orësh dhe pasi filtrat u hoqën dhe u spërkatën me një kimikat, maska shkëlqente nëse virusi është i pranishëm.

Të fundit