Flash News

E-TJERA

"10% të fitimeve në Shqipëri i merr shteti"/ Përgjimet e bandës shqiptaro-kolumbiane të trafikut të kokainës, del në skenë Moisi Habilaj

"10% të fitimeve në Shqipëri i merr shteti"/

Julian Hoxhaj dhe Indrit Karafili, të arrestuar ditën edjeshme në Itali si pjesë e trafikut të drogës mes kolumbianëve, shqiptarëve dhe siçilianëve, rezultojnë të jenë miq të Moisi Habilajt. Ky i fundit është kushëriri i ish-ministrit Tahiri dhe u arrestua në tetor 2017 për trafik ndërkombëtar droge dhe u dënua në shkallë të dytë me 15 vjet burg, por aktualisht është arratisur dhe shpallur në kërkim.

Miqësia e Hoxhajt dhe Karafilit del si rezultat nga zbardhja e disa përgjimeve të datës 9 prill të vitit 2019. Biseda zhvillohet brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e katanias, ku diskutojnë Julian Hoxhaj, Indrit Karafili dhe një i ri 26-vjeçar nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bosi droge) në korridoret e burgut të Bicocca.

“Ata e braktisën atje, pa para dhe rroba. Natalino i dha para, rroba dhe kur mori paratë, Moisiu i bleu një kostum të Juventusit”, është një pjesë e bisedës.

Dhe, sipas hetimeve, miqësia mes Habilajt dhe Nizza-s i hapi rrugën biznesit të drogës të Hoxhajt dhe Karafilit në Katania.

“Përgjimet mjedisore, shkruajnë hetuesit, zbulojnë se Natalino Nizza ishte i interesuar të kishte një marrëdhënie të qëndrueshme me shqiptarët për blerjen e marijuanës, fillimisht me 30 ose 40 kilogramë.”

Në dokumentet e hetimit zbulohen edhe mosmarrëveshjet për pagesat. “Unë e kam mbaruar punën time, tani dua paratë e mia”, i tha Karafili një burri shqiptar gjatë një prej shumë udhëtimeve të tij në Katania. Qendra e dialogut, sipas medias italiane, ishte një borxh prej rreth 80 mijë eurosh për një furnizim.

Në përgjimet e publikuara nga “Meridionews”, një nga bisedat më interesante të kapura mes njërit prej pjesëtarëve shqiptarë të grupit kriminal si edhe bashkëpunëtorit të tij kolumbian, rinxjerr në skenë zhvillimet e trafikut të drogës në periudhën 2016-2019 në Shqipëri.

“Trafikimi i marijuanës në Shqipëri është i paligjshëm prej tre vitesh, që kur erdhi ajo copë muti… Deri para tre vitesh ishte kështu…10 përqind e merrte shteti”, shpjegoi Karafili në një dialog që daton në vitin 2019. Megjithatë, nuk është e qartë se kujt i referohet Indrit Karafili në përgjimet e publikuara.

Burimri: Meridionews

Të fundit