Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
10 vjet nga 21 janari, xhaxhai i Aleks Nikës për Politiko: Janë mbledhur prova të reja, por drejtësia heziton të zbardhë çështjen
Sot u mbushën 10 vjet nga protesta e Partisë Socialiste në 21 janar, ku mbetën të vrarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Ndonëse ka kaluar një dekade që prej asaj ditë, familjarët janë ende në pritje të drejtësisë. Me karafila të kuq në duar, qeveria Rama i kujtoi ashtu si nëntë vitet e shkuara me homazhe në vendet ku ata u qëlluan për vdekje, ndërsa katër protestuesit u shpallën ‘Dëshmorët e atdheut’.
Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës thotë për Politiko.al se ky ishte një vlerësim që duhej të ishte bërë që në fillim.
“Edhe po të mos i shpallte Rama, ata ishin dëshmorë të atdheut. Ata ishin katër protestues që u vranë për të rivendosur drejtësi në Shqipëri. Ky është një vlerësim, që duhej të ishte bërë që në fillim, por më mirë vonë se kurrë”, thotë Nika, i cili pohon që në fillim të bisedës se prej 10 vitesh nuk ka lënë derë pa trokitur në kërkim të drejtësisë së munguar, por së fundmi sheh optimizëm.
“Nuk kam lënë derë pa trokitur në kërkim të drejtësisë dhe e shoh se do të jetë e vështirë shumë, ndonëse kam edhe pak optimizëm. Autoritetet kanë arritur të grumbullojnë prova të reja. Mendohet se ka edhe predispozicion edhe politik që kjo çështje të zbardhet. Ajo është e zbardhur por unë nuk e di pse heziton drejtësia, të paktën t’i thërrasë Berishën, Bashën.
Kërkoj që gjykata të zhvishet nga politika për të gjykuar në mënyrë të drejtë këtë çështje, ministria e Brendshme duhet të kërkojë ndihmë profesionale për ekspertizën”, thotë Mark Nika.
Ai shton se çështja e dënimit të autorëve është zvarritur, por për këtë nuk ka faj policia apo qeveria, por segmente të tjera të drejtësisë. Ai tha se nuk pret drejtësia nga qeveria dhe se me përfundimin e reformës në drejtësi shpreson të ketë një vendim të drejtë për të autorët që vranë 4 protestuesit.
I pyetur lidhur me kërkesën e policisë për rihapjen e hetimeve pas 10 vitesh dhe se një ndër pikat e renditura është që predha në trupin e Aleks Nikës të dërgohet për ekzaminim jashtë vendit, ai thotë se këtë gjë e ka në dorë vetëm prokuroria.
“Atë e ka në dorë prokuroria, se nuk është e bindur se ka prova pasi kam kontaktuar vetë me ta. Ata janë gjithmonë pjesë e Berishës. Nuk ka drejtësi me ata që ka emëruar kryeministri i asaj kohe. Edhe drejtësia e ka frikë Berishën. E njoh personalisht dhe nuk është trim”, thotë ai, ndërsa është i bindur se me 21 janarin bëhet politikë nga të gjitha palët.
“Patjetër, po te mos ishte politika, do të ishte e zgjidhur si ceshtje. Ka ndërhyrë patjetër politika dhe është zvarritur ditë pas dite. Do kërkoja që të ndërhynin edhe ndërkombëtarët, jo për zgjidhjen e çështjes por të asistojnë me ekspertë”, thotë Mark Nika për Politiko.al.
Çfarë ndodhi 10 vjet më parë?
Më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë zhvilloi një protestë kundër qeverisë në atë kohë në koalicion mes PD dhe LSI.
Ajo nisi si marshim i qetë protestues, por përfundoi me katër viktima, Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit fillimisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, u dërgua për kurim të specializuar në Turqi, ku dhe ndërroi jetë pas disa ditësh.
Protesta e PS erdhi pas skandalit të publikuar në ‘Fiks Fare’ të një video ku shfaqej Ilir Meta dhe ish-Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, duke diskutuar për një koncesion, që sipas opozitës në atë kohë ishte korruptive në kurriz të shqiptarëve.
Nga ana tjetër, Berisha deklaroi se kjo lloj proteste ishte puç i Ramës për t’i marrë pushtetin me dhunë. Madje, ai sulmoi ashpër edhe Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës.
Pavarësisht përmasave të ngjarjes së asaj dite, sot nuk ka asnjë të dënuar. Pas seancave maratonë, dy personat e dyshuar, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe përgjegjësi i njësisë speciale, Agim Llupo u shpallën të pafajshëm. Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.
S.F/ Politiko.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38