Flash News

E-TJERA

10 vjet nga protesta e 21 janarit/ Pas homazheve, Rama pret familjarët, policia kërkon rihapjen e dosjes

10 vjet nga protesta e 21 janarit/ Pas homazheve, Rama pret familjarët,
Foto Ilustruese

Sot shënohen 10 vjet nga protesta e Partisë Socialiste, në opozitë asokohe, ku mbetën të pajetë katër persona.

Si çdo vit edhe sot do të kryhen homazhe në bulevardin ‘’Dëshmorët e Kombit’’ për nder të viktimave.

Gjithashtu është lajmëruar që kryeministri Edi Rama do të presë në kryeministri familjarët e katër viktimave Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Ndërkohë një ditë më parë Policia e Tiranës kërkoi rihapjen e dosjes. Përmes një kërkese, policia i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës për rihapjen e dosjes "21 Janari".

Policia kërkon riekspertim të predhës së gjetur në trupin e Aleks Nikës, si dhe të rishihen kamerat e sigurisë, të ripyeten dëshmitarët, të afërmit e viktimave dhe ish-punonjës të Gardës.

Të fundit