Flash News

E-TJERA

100-600 mijë euro, si negocioi ish-deputeti Ndoka me Martinajn për të vrarë vëllezërit Bami

100-600 mijë euro, si negocioi ish-deputeti Ndoka me Martinajn për

Një megaoperacion i SPAK goditi 7 grupe kriminale, mes tyre edhe mera të njohur të botës së krimit. Disa prej tyre tashmë të arrestuar, të tjerë në kërkim.

Në mesin e të shpallurve në kërkim është edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, emri i të cilit është lakuar si bashkëpunëtor i Ervis Martinajt.

Sipas TCH, Ndoka ka urdhëruar vrasjen e Durim Bamit dhe vëllait të tij, Valterit, për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij në 2017, Aleksandër Ndokës.

Ish-deputeti është ndihmuar nga Ervis Martinaj, i cili i ka dalë garant për të siguruar paratë që do t’i duhen për të kryer vrasjen.

Dyshohet se Ndoka kishte gjetur vrasës me pagesë, me të cilët kishte diskutuar për shifra nga 100 deri në 600 mijë euro për vrasjen e vëllezërve Bami, para të cilat do t’ia jepte Martianaj.

Të fundit