Flash News

E-TJERA

100 ditë para zgjedhjeve, Kim takon kreun e KQZ: Siguroni kandidatë të pastër dhe parandaloni blerjen e votave

100 ditë para zgjedhjeve, Kim takon kreun e KQZ: Siguroni kandidatë
l, Ambasadorja Kim takohet me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zv. Kr Pelinku

Teksa edhe 100 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare shqiptare më 25 Prill, Ambasadorja Kim u takua me Kryetarin e KQZ-së Celibashi dhe Zëvendës Kryetaren Pelinku për të shprehur mbështetjen për rolin e tyre kritik në sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ajo nënvizoi nevojën për të zbatuar në kohë dhe mënyrën efikase identifikimit biometrik dhe masa të tjerë të nevojshme. Duke kujtuar letrën e saj të 31 gushtit drejtuar Kryetarëve të Partive, ajo kujtoi KQZ-në për përgjegjësinë e saj për t’u siguruar që kandidatët të jenë në përputhje me ligjin shqiptar.

“Ne mbështesim përpjekjet e KQZ-së për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 Prill duke zbatuar ID biometrike dhe masa të tjera të nevojshme; sigurimi i kandidatëve të pastër; parandalimin e blerjes së votave dhe manipulimin e tyre”, shkruan Kim në twitter.

Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, Kim nënvizoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përmbushjen e kërkesave të popullit shqiptar për politikë më të pastër, duke filluar nga politikanë më të pastër.

Në këtë drejtim, ajo përmendi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka përcaktuar publikisht individë të caktuar për korrupsion madhor. Këto përcaktime mbeten në fuqi. Ata ranë dakord që KQZ-ja duhet të marrë të gjitha masat e mundshme, jo vetëm për të mundësuar ndjekjen penale të shkeljeve, por së pari për t’i parandaluar shkeljet, përfshirë duke zbatuar masa për të parandaluar blerjen e votave dhe manipulimin e votave.  

Të fundit