Flash News

E-TJERA

100-ditëshi i Ramës/ Gledis Nano nuk vonon, sot priten ndryshime në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit

100-ditëshi i Ramës/ Gledis Nano nuk vonon, sot priten ndryshime

Pas përfundimit të afatit 100 ditor të vendosur nga kryeministri Edi Rama për Policinë e Shtetit, priten largime dhe ndryshime emrash në nivel drejtuesish.

Në media po qarkullojnë lajme se drejtori i ri i uniformave blu, Gledis Nano ka firmosur largimet e para, të cilat pritet të bëhen publike sot përmes një konference për shtyp në orën 13:00. 

Që prej marrjes së detyrës, ai ka zhvilluar takime me drejtues vendorë të Policisë së Shtetit dhe ka bërë analizën 100 ditore, të kërkuar nga kryeministri. Nga "furtuna" pritet të preken drejtues qarqesh, shefa komisariatesh, të rendit dhe sigurisë publike.

Mbetet për të parë nëse Nano do të sjellë emra të rinj në radhët e Policisë së Shtetit, apo do të ketë një rrokadë, siç ka ndodhur dhe më herët.

Shefi i qeverisë tha më 8 korrik se mjaftojnë 100 ditë që uniformat blu të angazhoheshin seriozisht ndaj krimit dhe ta çonin Policinë e Shtetit në tjetër nivel.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë shumë të lehtësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin.

Në çdo qark në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë, nuk mund të ketë komisarë që luajnë me dy porta dhe ju nuk e keni fare problem as t’i kapni. Ky është një objekt i palëvizshëm në çdo qark”, tha Rama.

Të fundit