Flash News

E-TJERA

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Ish-ambasadori: Nëse qeverisë ‘Rama’ po i bëhet presion, e ka të vështirë të rezistojë

100 mijë palestinezë në Shqipëri? Ish-ambasadori: Nëse

Ish-ambasadori Arben Çejku ka deklaruar se po ushtrohet presion nga SHBA ndaj disa vendeve, në mënyrë që të pranojnë popullsinë e Gazës, pas planit për shpërnguljen e tyre.

I ftuar në A2 CNN, Çejku tha se nëse edhe Shqipërisë po i bëhet presion për këtë çështje, vendi ynë e ka të vështirë të rezistojë, pasi sipas tij, qeveria është e frikësuar për shkak të problematikave të shumta që ‘mbart mbi supe’. 

“Atje po ushtrohet presion për t’ju gjetur vend këtyre njerëzve. Nëse Shqipërisë po i bëhet presion, unë nuk e di sesa fuqi kanë këto për të mbajtur presionin amerikan, kjo qeveri e frikësuar nga shumë probleme, por edhe opozita që ka problemet e veta.

Por këto kanë një mundësi që të mbrohen me dinjitet nga ana diplomatike, duke vënë përpara statusin e një vendi anëtar të NATO-s, për çështjet e sigurisë pra, por mund të flitet edhe për afektimin rajonal, sepse ne jemi të rrethuar edhe me shtete të tjera.

Edhe në aspektin fetar ata kanë një tjetër model, pavarësisht se janë Islam, tjetër qasje kulturore kanë ata dhe tjetër kemi ne”, tha Çejku. 

Të fundit