Flash News

E-TJERA

100 vjet Shqipëri –Amerikë, ekspertët në Politiko: Marrëdhënie unike, por i dëmtuan politikanët e korruptuar

100 vjet Shqipëri –Amerikë, ekspertët në Politiko:

100 vjet Shqipëri –Amerikë është tema e diskutimit në emisionin ‘Politiko’ në Top Neës me Alfred Lelën këtë mbrëmje.

Të ftuarit në studio e kanë analizuar pse është konsideruar kaq speciale raporti i Amerikës me shqiptarët ndër vite, duke marrë parasysh edhe faktet historike.

Ndriçim Kulla, botues, autori librit ‘Shqiptaro-amerikanet’: Raportet SHBA-Shqipëri janë të veçanta që rrallë e gjen te kombet tjera. Barazoj hebrenjtë dhe anglezët. Jemi popull që kemi krijuar marrëdhënie me amerikanët fillimisht si miqësore, para krijimit të raporteve shtetërore.

Në kohën e perandorisë otomane kishte nisur të eksploronte vende të ndryshme si Shqipëria, kishte dërguar misionarë që vinin me maskën e bamirësit, por donin të njihnin kombit shqiptarë.

Kjo përkon edhe me demonstrimet publik, Neë York Times ka shkruar shumë herët për shqiptarët. Na konsideronin si Turqi të vogël, kur iknin nga ne kishin konsiderata tjera.

Amerika donte që përmes Shqipërisë donte të ndërtonte etikën gjeopolitike në Europë dhe Shqipërinë do ta merrte si shembull.

Ish deputeti Ervin Bushati: SHBA është partneri më i mirë dhe i madh i vendit dhe është i qëndisur në ADN e shqiptarëve si shtet. Ka qenë faktori unik që Shqipëria dhe Kosova të krijohen nën vizionin e SHBA. Kemi besim apo religjion Amerikën. Po të shikosh sondazhet shqiptarët besojnë më shumë SHBA se Zoti. Është mik i mirë dhe i madh. Na kanë ndihmuar janë inspirim demokracie dhe i rendit ligjor.

Eduard Zaloshnja: Ngjizja gjendet në konferencën e Paqes ku pas vendimit për të hyrë në luftë krah aleatëve vendosi fatin e asaj lufte dhe konferencës së Versajes.

Ai e ngriti si parim se vendet e vogla nuk duhet të bien pre e vendeve të fuqishme imperialiste, parimin e vetëvendosjes së vendeve dhe Shqipëria ishte shembulli më i mirë për ta ushtruar këtë parim. Ishte vend që nuk kishte përkrah një fuqi të madhe. Vendi është falë atij vendimi.  

Ish deputetja Rudina Hajdari: Është interes i përbashkët, nga SHBA ka qenë gjeo- politike duke patur një influencë në gjirin tonë, duke marrë parasysh luftën e ftohtë. Pozicioni ynë gjeografik është i dobishëm për SHBA. Politikanët e vendit tonë kanë dëmtuar këtë raport në 30 vitet e fundit, pasi kanë qenë lehtësisht të korruptueshëm, por sërish SHBA nuk ka hequr dorë nga shqiptarët duke investuar në sektorë të ndryshëm.

Analisti Genc Burimi: Hyrja e Shqipërisë në Këshillin e Kombeve shpëtuan Shqipërinë, port këtë duhet ti jemi mirënjohës SHBA. Në këtë 100 vjetor vijmë me trishtim që në një vit të dëmtohen 30 vjet marrëdhënie mes dy vendeve.

Të fundit