Flash News

E-TJERA

100-vjetori i KLSH, ambasadori i BE: Duhet ushtruar kontrolli mbi shpenzimet e fondeve publike

100-vjetori i KLSH, ambasadori i BE: Duhet ushtruar kontrolli mbi shpenzimet e

Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë Shtetërore, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato vlerësoi rolin e KLSH në forcimin e mirëqeverisjes dhe transparencës në vend.

Gonzato theksoi se duhet ushtruar kontroll mbi të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike.

Ai tha se “një KLSH e pavarur, e besueshme dhe efektive është një gur themeli për mirëqeverisjen dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

“Legjislacioni i BE kërkon që institucionet si KLSH të jenë të pavarura dhe të pajisura me burimet dhe mandatin e duhur për të ushtruar kontroll mbi të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e fondeve publike, përfshirë ato të Bashkimit Evropian dhe të donatorëve të tjerë. Çfarëdo ndryshime që do të bëhen duhet të jenë në përputhje të plotë me kërkesat e legjislacionit dhe standardeve të BE”, tha Gonzato.

Të fundit