Flash News

E-TJERA

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Joe Biden mesazh shqiptarëve

100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Joe Biden

President i SHBA-ve Joe Biden ka dhënë një mesazh për shqiptarët, i cili u përcoll gjatë aktivitetit që po mbahet në ditën e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe Amerikës.

Ai ka shprehur mbështetje për rrugën euroatlantike të Shqipërisë, duke u shprehur se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë.

“Dërgoj urimet më të përzemërta për miqësinë jetëgjatë të SHBA-ve, ndërsa festojmë 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona.

Kur SHBA-të mbrojtën pavarësinë e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore u krijua një miqësi e përhershme e popujve tanë, një dashuri e përbashkët për lirinë dhe vlerat e demokracisë të cilat nuk u thyen kurrë edhe në dekadat e diktaturës”, tha ai.

Të fundit