Flash News

E-TJERA

101 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Meta nderon veprën e “burrave të kombit”: Atdheu ty po të thërret

101 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Meta nderon veprën e
Foto Ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjes. Ai thotë se në atë kongres u morrën vendimet më të rëndësishme që pas shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur.

Ai nderon “burrat e kombit” që hodhën themelet e shtetit modern shqiptar. Meta ka shpërndarë edhe disa vargje.

“Atdheu ty po të thërret,

Ta shpëtosh ti nga kjo natë.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut,

Shkrepëtim të bjerë e flakë,

Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.”

Të fundit