Flash News

E-TJERA

108-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë 'vesh' Kuq e Zi Ujëvarën e Niagarës

108-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Shqipëria shënoi dje 108 vjetorin e pavarësisë, apo siç njihet ndryshe, Dita e flamurit.

Pas nëntorit të zi të 2019, për shkak të tërmetit fatkeq, ky është i dyti vit radhazi që ka penguar festimet masive dhe këtë herë shkak është bërë pandemia.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar patriotët të bëjnë ‘çmendurira’, duke i bashkuar festës së shqiptarëve shumë vende të botës.

Pas Urës së Bosforit në Turqi dhe ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa, që u ndriçuan Kuq e Zi, këtë 108-vjetor të Pavarësisë këto ngjyra veshën edhe ujvarën e Niagarës në Kanada.

Për të parë nga afër këtë ceremoni dhe për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të Shqipërisë ka qënë vetë ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça, si dhe ambasadori i Kosovës, Adriatik Kryeziu.

108-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

108-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

108-të vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

Të fundit