Flash News

E-TJERA

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës, Metës dhe Xhaçkës

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës,

Forcat e Armatosura Shqiptare shënojnë sot 108-vjetorin e krijimit.

Presidenti Meta, kryeministri Rama dhe ministrja Olta Xhaçka, kanë kujtuar këtë ditë, duke shprehur vlerësimet për punonjësit në radhët e tyre.

Presidenti Meta i përgëzoi Forcat e Armatosura për vigjilencën, gatishmërinë e përkushtimin në krye të detyrës, dhe i inkurajoi të vijojnë misionin e tyre për të qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

 “Me rastin e 108-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, ju shpreh sot të gjitha grave dhe burrave në uniformë, konsideratat më të larta, urimet më të përzemërta, falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për kontributet, përkushtimin dhe sakrificat në mbrojtje të Atdheut, Sigurisë Kombëtare, por edhe garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit në rajon e botë, nën flamurin e NATO!  Edhe ky përvjetor, pas tërmetit tragjik të vitit të kaluar, na gjen në një periudhë të pazakontë dhe tepër të vështirë, të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Koha shtron si domosdoshmëri një solidaritet mbarëkombëtar, bashkëpunim dhe gjithëpërfshirje, për të mposhtur këtë armik të përbashkët, që kërcënon çdo ditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.  Duke përgëzuar Forcat tona të Armatosura, veçanërisht Njësinë Mjekësore Ushtarake, për vigjilencën, gatishmërinë e përkushtimin në krye të detyrës, në Spitalin e Traumës dhe në çdo repart e strukturë të FA,  ju inkurajoj të vijoni në përmbushje të misionit tuaj kushtetues, për të qënë kurdoherë në shërbim të qytetarëve në nevojë”, shkruan ndër të tjera presidenti Meta.

Ndërkohë, Kryeministri Rama përmes një videoje shpreh respekt dhe vlerësim për punën që kanë kryer të  gjithë ata që kanë shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me shprehjen e respektit më të madh, për çdo shqiptar e shqiptare që në këta 108 vjet, ka shërbyer në radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Ndërsa, ministrja Xhaçka tha se ndihet krenare me vlerësimet dhe arritjet e Forcave të Armatosura.

“Në 108 vjet Forcat e Armatosura kanë pasur një histori plot drama e suksese, dhimbje e gëzim, ulje e ngritje. Një histori që ndërthuret e bëhet njësh me historinë e Shqipërisë e shqiptarëve. Sot unë ndihem krenare që Forcat e Armatosura vlerësohen nga shqiptarët si institucioni më i besueshëm e i respektuar, ashtu si ndihem krenare kur partnerët e aleatët tanë vlerësojnë performancën e djemve e vajzave tona me uniformë dhe përparimin e madh që FA kanë bërë.

Ka ende shumë punë për të bërë, por është fakt që FA sot është një forcë më moderne, më profesionale, me ushtarakë që arsimohen e stërviten njësoj si kolegët e tyre të NATO, ndërkohë që trajtohen sot financiarisht e janë sot të pajisur shumë herë më mirë. Mirënjohje e krenari për ata djem e vajza që me punën e tyre po e shndërrojnë FA realisht në një forcë të standardeve të NATO”, shprehet Xhaçka.

Për 108 vjetorin e Forcave të Armatosura ka reaguar edhe amabasadorja Yuri Kim, e cila shkruan se është krenare që forcat amerikane dhe shqiptare të luftojnë sëbashku.

"Gëzuar 108 vjetorin e lindjes Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne jemi krenarë që stërvitemi dhe luftojmë së bashku – forcat amerikane dhe shqiptare #KrahPerKrah. Ne shpresojmë të forcojmë më tej gatishmërinë tonë të përbashkët, bashkëpunimin dhe punën në ekip. Urime!", shkruan Kim.

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës,

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës,

108 vjetori i Forcave të Armatosura Shqiptare, mesazhet e Ramës,

 

Të fundit