Flash News

E-TJERA

108 vjetori i pavarësisë, Vladimir Putin mesazh urimi shqiptarëve

108 vjetori i pavarësisë, Vladimir Putin mesazh urimi shqiptarëve

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i ka derguar një mesazh urimi presidentit Meta per 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në urimin e tij, Putin shkruan se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t'u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian.

I nderuar zoti President, Pranoni urimet e sinqerta me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Jam i bindur se zhvillimi i marrëdhënieve ruso-shqiptare do t`u përgjigjej interesave të popujve të vendeve tona dhe tërë kontinentit Evropian. Ju uroj shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkatdhetarëve Tuaj – lumturi dhe prosperitet. Me respekt, Vladimir Putin”, thuhet në mesazhin për Metën.

Edhe ministri i Jashtëm rus i dërgoi një mesazh urimi kryeministrit Edi Rama me rastin e Ditës së Flamurit.

108 vjetori i pavarësisë, Vladimir Putin mesazh urimi shqiptarëve

Të fundit