Flash News

E-TJERA

11 maji/ Celibashi flet për regjistrimin e emigrantëve: Partitë politike duhet të tregojnë kujdes

11 maji/ Celibashi flet për regjistrimin e emigrantëve: Partitë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lirjan Celibashi ka folur për procesin e regjistrimit të emigrantëve në platformën online të KQZ, për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi tha se partitë politike janë në të drejtën e tyre të nxisin dhe asistojnë votuesit, por theksoi se duhet të jenë të kujdesshëm pasi mund të përballen me përgjegjësi ligjore.

“Procesi i regjistrimit është duke ecur shumë mirë. Partitë politike janë të angazhuara në këtë proces. Ka element të caktuar, ku në mungesë totale të informacionit, kanë komentuar dhe kanë dhënë vlerësime që nuk kanë të bëjnë me faktet dhe të vërteta.  Nuk kemi shqetësim përsa kohë e dimë shumë mirë se çfarë jemi duke bërë.

Kam vetëm një thirrje për partitë politike për të gjitha pa përjashtim janë në të drejtën e tyre të nxisin dhe asistojnë votuesit dhe mbështetësit e tyre për u regjistruar, por nuk duhet ta bëjnë ata këtë proces.

Procesi i regjistrimit në platformës është një proces që duhet të bëhet individualisht nga votuesit.

E kemi komunikuar këtë si shqetësim, nuk ka asgjë të keqe që nxisin dhe ftojnë në takime të përbashkëta për ti sqaruar se si bëhet procesi, por kurrsesi nuk do të duhet ta bëjnë ata procesin e regjistrimit.

Kërkesa në PER të bëhet individualisht nga secili prej votuesve. Partitë politike duhet të tregojnë kujdes  sepse kanë përgjegjësi edhe ligjore për përfitimin e të dhënave personale që mund të përfitojnë gjatë këtij procesi edhe në mënyrë individuale”, deklaroi Celibashi.

Të fundit