Flash News

E-TJERA

11 Maji/ KAS i kërkon Celibashit të nisë hetim ndaj numëruesve në 4 qarqe, arsyeja

11 Maji/ KAS i kërkon Celibashit të nisë hetim ndaj

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) i është drejtuar me një kërkesë zyrtare kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, që të nisë një hetim administrativ pwr numëruesit e votave në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Sipas KAS, ky hetim duhet të nisë për qarkun e Fierit, dhe për qarqet e tjera ku pati rinumërim, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani. 

“Rinumërimi dhe rivlerësimi i votave në këto zona zgjedhore provoi, në disa raste, mospërputhje të theksuara midis tabelave të rezultatit të grupeve të numërimit nga KZAZ-të respektive dhe gjendjes faktike të fletëve të votimit në kuti gjatë procesit të rinumërimit në procedurën ankimore në KAS. Këto mospërputhje duhet të hetohen në një proces të mëtejshëm administrativ nga ana juaj, për të identifikuar anëtarët pjesë e Grupeve të Numërimit të Votave…”, thotë KAS.

Këtë hetim të thelluar KAS-i e argumenton duke nënvizuar se duhen ndarë rastet e shkeljeve administrative nga ato që përbëjnë vepra penale dhe se këtë verifikim, sipas këtij institucioni mund ta bëjë vetëm Celibashi.

“Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet që formojnë kundërvajtje administrative, rastet që ngrejnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova për kryerjen e veprave të caktuara penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim.”,- thotë KAS. 

Tashmë, pritet që Celibashi të vendosë nëse do të ndërmarrë kallëzime penale ndaj numëruesve apo do ta trajtojë çështjen vetëm në kuadër të gabimeve njerëzore.

 

Të fundit