Flash News

E-TJERA

11 të lënduar nga zjarri në kompleksin “Arlis”, një grua me djegie në 15% të trupit

11 të lënduar nga zjarri në kompleksin “Arlis”,

Ka shkuar në 11 numri i personave të lënduar si pasojë e zjarrit masiv që përfshiu një pallat në kompleksin "Arlis", në zonën e "Farmacisë 10" në Tiranë.

Lajmin e konfirmoi Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili dha detaje mbi gjendjen e të dëmtuarve.

Sipas Bratajt, një grua ka pësuar djegie në 15% të trupit dhe po merr trajtim të specializuar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pesë persona të tjerë janë shtruar në spitalin e Toksikologjisë për shkak të asfiksimit nga tymi.

Brataj konfirmoi se mes të lënduarve ka edhe efektivë të zjarrfikëses, ndërkohë që po punohet për të përcaktuar numrin e saktë dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

Të fundit