Flash News

E-TJERA

11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në nder të 4 viktimave

11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e
Pamje nga homazhet për "21 Janarin"

Sot shënohen 11 vite nga protesta me 4 të vrarë më 21 Janar të vitit 2011. Katër protestues Ziver Veizi, Aleks Nika, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

Qeveria dhe familjarët e viktimave kanë zhvilluar homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në nder të katër të vrarëve, duke vendosur katër karafila në 4 vendet ku u vranë proetestuesit.

I pranishëm ka qenë edhe vetë kryeministri Edi Rama dhe disa ministra të qeverisë të cilët kanë shoqëruar familjarët e të ndjerëve.

Kujtojmë se 21 janari nisi një protestë e zakonshme derisa percipitoi në një demostratë të dhunshme. Situata agravoi në momentin kur protestuesit tentuan të hyjnë në kryeministri duke shkelmuar dyert me kangjëlla.

Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e 11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e 11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e 11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e 11 vite nga 21 Janari/ Homazhe në Bulevardin "Dëshmorët e

 

Të fundit