Flash News


E-TJERA

110 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë

110 vjet shtet, Shqipëria feston sot Ditën e Pavarësisë

Shqipëria feston sot 110-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar. 

Sot 110 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti u mbaj më 28 nëntor 1912, me aktin s shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.

Ky përvjetor u shënjua dje për herë të parë me mbledhjen e përbashkët të dy parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë. 120 deputetë të Kosovës udhëtuan drejt Tiranës për t’u bërë bashkë në të parin Kuvend të madh të shqiptarëve. 

Të fundit